Bujar Kapexhiu

SHBA e shpalli ‘non grata’  Sali Berishën. – “Nuk lejohet të shkojë në Amerikë, atëherë të mos shkojë atje.

2 MAJ 2022

SHBA e shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, Bujar Kapexhiu befason me atë që thotë për ish-kryeministrin, zbulon edhe se kush do të jetë kryetari i ri i PD-së: Unë jam i sigurt për këtë!

“Nuk lejohet të shkojë në Amerikë, atëherë të mos shkojë atje. Mua më duket kjo absurde. Unë nuk e besoj që Berisha është i korruptuar. Ka pasur të tjera gabime dhe të tjera qëndrime.

Ne i jemi mirënjohës dhe të detyruar ndaj SHBA-ve por edhe neve kemi gardhin e rregullave dhe ligjeve të tona, për të cilat i lutemi të tjerëve të mos ndërhyjnë! Mund të japin këshilla por jo urdhra. Vangjush Dako është ‘non grata’, unë e kam mik, se kuptoj pse është shpallur i tillë. Me betonjere do ta sulmojë ai Amerikën? Lulzim Basha ka qenë gabimi më i madh në të gjithë linjën e Partisë Demokratike.

Unë e kam shumë shumë mik. Por ai bëri shumë gabime. Unë i pata thënë që nëse nuk fut të rinj në parti unë do të jem i pari që nuk të votoj. Duheshin të rinj që kanë një lloj personaliteti”, tha Bujar Kapexhiu në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’.

“Unë jam i sigurt se do të zgjidhet Sali Berisha për kreun e partisë, por ama ka edhe kandidatë të tjerë. Kanë edhe ata pretendime. Deri tani askush s’ka asnjë emër se kush mund të jetë në vend të Berishës, por ky proces mund ta nxjerrë një njeri të spikatur”, tha ai.

Gazeta Sot