Sërish tensione para godinës së FRD, turma çan kordonin e Policisë! Futen me forcë në seli

12 mars 2021

UPDATE/Godina e Partisë Fryma e Re Demokratike është bërë sot “molla sherrit” e politikës dhe që krijoi një përplasje të fortë mes institucionit të Presidentit dhe Bashkisë së Tiranës.

Pas ndërhyrjes së kreut të shtetit, Ilir Meta dhe konfrontimit me efektivët  Bashkisë së Tiranës, situate mbetet ende pa një zgjidhje.

Ora 15:41 Mbërrin në selinë e FRD-së edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ora 15:39 Përkrahësit e LSI dhe LRI kanë hyrë në ambientet e godinës me forcë duke çarë turmën e policëve bashkiakë.

Ora 15:36 Gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume raporton se para godinës së Frymës së Re Demokratike janë grumbulluar disa përkrahës të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe LRI. Mes tyre ndodhet edhe nenkryetaret e LSI-se, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.

Mes tyre ka rënë në sy dhe prania e djalit të Presidentit, Besart Meta i cili i është bashkuar grupit të të rinjve.

Ora 15:32 Gazetari i Panorama.al raporton se godina mbetet ende e bllokuar, ndërkohë që brenda saj ndodhen ende efektivët e Policisë Bashkiake, të cilët nuk janë tërhequr nga ky objekt.

Ndërkohë që kryetari I FRD-së, Sali Shehu dhe drejtuesit e tjerë të kësaj force politike pas largimit të Presidentit ndodhën sërish jashtë godinës, por janë fotografuar në ambientet e një kafeneje afër zyrtareve të kësaj partie.

Gazeta Panorama