19 Tetor 2023

Kandidati i vetshpallur per President i Republikës Ambientalisti Sazan Guri ka treguar disa nga zbulimet e tij të fundit. Në rrjetet e tij sociale ai shkruan se Adolf Hitleri urdhëroi që pyjet e ahut në Pukë të mos priten kurrë nga ushtarët gjermanë.

Ndër të tjera edhe Guri adreson edhe zërat që e ironizojnë me studimet e tij, duke u shprehur se ata që e kundërshtojnë, dyshojnë edhe diellin kur del.

“Per ata qe kane qejf te kundershtojne edhe diellin kur e shohin, zaten se e pranojne; Ndaj ai kozmonauti i binte te zgjidhte vendin me ozon ne raport perfekt qe i ben mire shendetit, sepse jo kudo ozoni eshte i tille. Jo me kot theksoja lartesine, gjeresine gjeografike, ahun, pishen, se ozoni mbi Beograd e lart dhe nen Krete e poshte nuk eshte njesoj, ka raporte (mol per m3 ajer) qe nuk e kenaqin shendetin.

Pisha e ahe ka edhe Suedia, por 1000 ha atje jane sa 1 ha ketu, fotosinteza atje nuk eshte njesoj me kete ketu, etj etj. Ndaj, Hitleri, qe kush qe, por pyjet e ahut ne shqiperi urdheroi mos i pre! Ndaj, cahet shtresa ne polin e veriut se shtresa mbrojtese eshte me e holle se kudo, etj etj.

Ai qe nuk beson, ja ku eshte Puka, Hanet e P. Lacej, eshte e shkruajtur ne fletoren e pershtypjeve, por nuk eshte vetem ky fakt, eshte vete fakti per sa me siper. Ndaj, dhe uji i maleve shqiptare si ai i Pukes, i Radikes kuotohet 2 USD ne Burse, se kur del nga shkembi merr O3 dhe eshte i lehte, ndaj dhe Birra Puka eshte me e mire se kudo, perjashto ndonje problem teknologjie, qe dtth, ne keto zona mund te hapen spitale europiane shendetesore dhe jo Hece…..etj., etj. me respekt edhe per ata qe kundershtojne se na shtyn te shpjegojme….SG,”– shkruan Guri.

Kjo nuk është hera e parë që Guri trazon rrjetin me studimet e tij…

k.m/dosja.al. 21 Dhjetor 2020,