29 Maji 2023

Qindra gjermanë, që punojnë në sistemin arsimor e kulturor në Rusi, do të dëbohen nga vendi duke nisur nga java e ardhshme, me 1 qershor. Lajmi u dha nga vetë ministri I brendshëm gjerman.

Ai konfirmoi për mediat, se vendimi është marrë nga Rusia, e cila ka vendosur që me mijëra punonjës në disa sektorë, shtetas gjerman, të dëbohen menjëherë nga vendi i tyre. Ata i shtohen kështu listës së gjatë të diplomatëve e zyrtarëve të tjerë që janë dëbuar nga Moska zyrtare, që kur Gjermania vendosi si aleate e vend anëtar i NATO-s, të ndihmojë Ukrainën përballë Rusisë.

Vetëm në prill, si Rusia ashtu edhe Gjermania njoftuan se 40 punonjës në ambasadat e tyre respektive janë dëbuar nga të dy vendet, duke u shpallur madje non grata. Disa vende të BE kanë përjashtuar diplomatët rusë, që nga nisja e konfliktit të armatosur, në shkurt të vitit të shkuar, madje mbi 40 diplomatë rusë dyshohet se kanë punuar edhe si spiunë, në një prej vendeve të Evropës.

Pak ditë më parë, Kancelari Scholz njoftoi se do të dërgojë armatime të reja në Ukrainë. Që prej janarit, i ka dërguar vendit në luftë tanke leopard ndërsa tashmë premtimi është për armatime në vlerë 2.7miliardë euro.

Gazeta Dita