5 Dhjetor 2025

Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari komentoi sot situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.

E ftuar në një studio televizive, Hajdari u shpreh se mbi të gjitha, në situatën që ndodhet dhe përballë mazhorancës, PD-ja duhet të jetë më e bashkuar se kurrë dhe të reflektojë për rolin për të marrë në dorë fatet e vendit.

“Është një ditë e jashtëzakonshme për demokratët. Të gjithë ata që janë pjesë e anëtarësisë e duan Partinë Demokratike pavarësisht sfidave që ka. Por është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të reflektojmë për rolin që kemi për të marrë në dorë fatet e vendit

PD ndodhet në një moment kyç, duke pasur përballë një qeveri që sipas saj ka rënë totalisht në legjitimitet.

Ne duhet të tregojmë krahasimet me vendet e tjera, të shpjegojmë qytetarëe se si po vidhen taksat e tyre dhe të ofrojmë alternativa të qarta për menaxhimin e vendit.

Partia Demokratike nuk mund të lejojë që debati brenda saj të humbasë fokusin tek qeveria dhe korrupsioni i përditshëm. Rama e di që PD nuk është e unifikuar në mesazhe. Nëse opozita do të ishte më e fokusuar dhe profesionale, sot mund të ishte në pushtet”,-tha Hajdari.