Rikthehet paniku pas tërmetit të fortë në Greqi.  – Ja çfarë paralajmëron sizmiologu i njohur: Kam frikë nga…

16 JANAR 2022

Profesori i Gjeologjisë dhe Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, Efthymis Lekkas, ka reaguar pas tërmetit që ka goditur Greqinë gjatë mesditës së kësaj të diele.

Sizmologu është shprehur se pas tërmetit të fortë prej 5.4 të shkallës Rihter që ndodhi në malin Athos në Halkidiki, priten edhe lëkundje të tjera pas çarjes që është shkaktuar.

Ai shpjegoi se duhet të jemi gati për shumë pasgoditje dhe pse duke analizuar shumë tërmetet e fundit është pak e vështirë të thuhet sesi do të sillen.

“Kam frikë nga shumë pasgoditje. Çështja është se nuk e di si do të sillet sepse është një rast i veçantë”, theksoi z. Lekkas.

Ndër të tjera ai ka theksuar se pasgoditjet do të ndodhin në zonën përreth nga Sithonia dhe mali Athos .

Vlen të theksohet se pak pas orës 14.30 ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.4 ballë, lëkundjet e të cilit janë ndjerë në të gjithë Bashkinë e Sithonisë.

Këtë mesditë një tërmet me magnitutë 5.4 i shkallës rihter u regjistrua në Greqi. Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, lëkundjet janë regjistruar 137 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.

Thellësia e tërmetit ishte 5 km dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Atikës.

Gazeta Sot