12 Janar 2024

Vizitoni Dyert e Vjetra të Durresit

Shtegu Kulturor i 12 dyerve të vjetra të qytetit të Durrësit, “Kur e kaluara takohet me të ardhmen” mbetet një nga giudat mjaft interesante për vizitorët dhe turistët të huaj.

Një nismë e zbatuar nga qendra “Durrësi Aktiv” në bashkëpunim me “MuZEH Lab”,  por që gjeti mbështetjen e nje sërë institucionesh, po shihet si një mundësi e re atraksioni kulturor, duke patur si element kyç dyert e shekujve 19 dhe 20.

Për Livia Kreko, pjesë e projektit, qëllimi mbetet rivitalizimi i monumentet e kulturës në qytetin e Durrësit, duke lidhur me zell kujtesën kolektive të komunitetit me trashëgiminë arkeologjike të kësaj zone.

“Gjithsej në total ne kemi përfshirë 12 dyer. Durrësi ka edhe dyer të tjera, por ne kemi nxjerr në pah dyer që janë në qendër të qytetit dhe që janë afër monumenteve, për të qenë më të aksesueshme për qytetarët dhe vizitorët.”

Për t’i bërë sa më atraktive dyert, Livia thotë se është punuar ngushtësisht me komunitetin e artizanëve, duke sjellë dyert unike në jetë përmes një punimi artizanal.

“Të gjitha kanë histori që lidhen me familjet e vjetra durrsake dhe mënyrën se si ato kanë ndikuar në zhvillimin e qytetit. Janë histori që kanë emigruar në Durrës po ashtu.”

Shtegut kulturor i 12 dyerve, krahas vendasve ka ngjallur interes edhe tek turistët e huaj, të cilët nuk kanë hezituar të njihen me bukuritë e kësaj trashëgimie kulturore.

“Është mirëpritur nga qytetarët dhe gjithashtu nga turistët. Ne kemi parë që në Google Maps në pikat që ne kemi vendosur shtegun deri më tani kemi arritur deri në 450 mijë shikime të cilat besoj që janë kryesisht shikime nga turistët që kanë vizituar Durrësin gjatë kësaj periudhe. Sigurisht ne duam ta vazhdojmë nismën duke sjellë një formë të re të këtyre dyerve.”

Një udhëtim i këtij shtegu kulturor është jo vetëm një eksperiencë frymëzimi, që çon në zbulimin e pasurisë së kulturës dhe historisë së këtij qyteti të veçantë, por nga ana tjetër krijon mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe kulturore të qytetit, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.

Klan News

Familja Tedeschini është një familje fisnike me prejardhje nga qyteti Vasto provincë e Kietit në Itali.
Nëse pyesim sot veten, ku ndodhet lagjja e njohur “Kala”, atë e gjejmë përmes objekteve ikonike identifikuese.
Në vitin 1937 për një pjesë të qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë (Tirana, Durrësi, Korça, Vlora, Shkodra, Saranda, Elbasani,
E ndërtuar nga dy kushërinj Ramazan dhe Hysen Veli në vitet 1937-38, godina u mendua dhe u projektua që në
Me origjinë nga Berati, por me rrënjë armene, familja e Aleks Toska Bodiken e ngriti banesën e tij në vitin
Ajo u ndërtua nga Ibrahim Subashi, jo për banim por si rezidencë. Pasi tërmeti i 1926 shkatërroi qytetin, për ndërtimin
Dikur tregtar në vende të ndryshme si Itali, Greqi e gjetkë djali me origjinë nga Berati.
Bashkëjetesën me qytetin e Durrësit familja Mima, e ka që para vitit 1900. Ndërtuar nga Jovan Mima.
Midis viteve 1915-1939 arkitektët dhe inxhinierët italian punojnë të shpërndarë në zyrat teknike të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë.
Dikur pranë banesës së Mantho Jorgjit gjendej Porta e Jallisë, porta hyrëse e qytetit nga ana e detit.
Banesa e tyre u ndërtua në vitin 1932 nga nga dy vëllezërit Hysen dhe Mustafa Fani, tregtarë dhe detarë.
Familja Bilali ishte me origjinë nga Ulqini, qytet shqiptar në Mal të Zi.