16 Maji 2024

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahut.

Ditën e sotme ai është shprehur se Netanyahu është i destinuar të vdesë në burg si Ratko Mlladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës.

“Herët a vonë kasapi i Gazës, Netanyahu dhe ata që marrin pjesë në gjenocidin në Gaza do të presin të njëjtin fund”, tha Erdogan, gjatë një fjalimi në grupin e tij parlamentar, pasi citoi ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës që “presin të vdesin në burg”.

Gazeta Shqiptarja.com