6 Qershor 2022

Mazhoranca votoi ditën e shtunë me 84 vota Presidentin e ri të vendit.

Ushtaraku dhe koloneli Dritan Demiraj u shpreh sot se figura e gjeneral major Bajram Begaj,

është një figurë më integritet të lartë duke qenë se ka mbi 30 vite në forcat ushtarake dhe si i tillë,

është një person që ka dëshmuar përkushtim në punë.

Sipas tij, president Begaj, ka rastin dhe momentin për të dëshmuar profesionalizëm.

“Mjek dhe ushtarak i lartë , një njeri me personalitet të lartë, i përkushtuar ndaj detyrës, njeri human,

që edhe kur mundonin mundësitë për të organizuar një operacion a një detyrë, gjente gjithmonë

mundësinë përmes rrugëve të tjera operative.

Në gjykimin tij ai ka qenë një person i përgjegjshëm në të gjitha funksionet e tij si ushtarake, dhe

na gëzon fakti se kësaj radhë vjen nga forcat ushtarake, ka rastin që të dëshmoi profesionalizëm

që do ta ekzekutoj gjatë mandatit të tij pesëvjeçar.”, tha ai.

Megjithatë sipas kolonel Demirajt, opozita kishte mundësinë për të kontribuar në zgjedhjen e

presidenti të ri duke përzgjedhur emrat, porse zgjodhi rrugën e bojkotit, me pa të drejtë.

“Opozita i kishte mundësinë për të zgjedhur, por vazhdoi me rrugën e bojkotit, kishte brenda saj

emra me integritet të lartë, emra të shquar, pra ja dha vet dhuratën Ramës.

Alibeaj gaboj në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit, dhe ata vazhdojnë të kenë qasje dhe

narrativen e bojkotit, dhe kjo tregon se opozita nuk ka asnjë të ardhme edhe në ditët në vijim,

nuk kanë lidership, nuk kanë përfaqësues që t’i përfaqësoj në parlament, nuk kanë asnjë

mbështetje popullore.”, tha Demiraj.

Në nga detyrat e presidentit të ri, sipas kolonel Demiraj, duhet të jetë angazhimi për forcimin

më shumë të sigurisë kombëtare të vendit.

Gazeta Sot