12 Tetor 2022

Brenda dy muajsh, Kryeministri Edi Rama u rikthye dje në Turqi ku në kompleksin presidencial në Ankara takoi mikun e tij Presidentin Taip Erdogan.

Përveç publikimit të fotove, asnjëri prej bashkëbiseduesve nuk publikoi për çfarë u bisedua mes tyre. Zyra e Kryeministrit Rama nuk dha informacione mbi temat e diskutuara, ndërsa zyra e Presidentit turk vetëm pak minuta pasi Rama dhe Erdogan shtrënguan duart, publikoi pamjet. Kryeministri Edi Rama ndau një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në krah të presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara, ndërkohë që kryeministria nuk njoftoi në lidhje me qëllimet e kësaj vizite. Kjo është vizita e parë e Ramës në Turqi që pas mbylljes së kolegjit turk Mehmet Akif në vendin tonë. Përfaqësues të këtij institucioni kanë pretenduar se vendimi i qeverisë ka ardhur me kërkesë të presidentit turk Erdogan, duke qenë se kolegji në fjalë është pjesë e investimeve të lëvizjes gylene.

Gjatë vizitës së fundit në Tiranë me 17 janar të këtij vit, Presidenti turk shprehu zhgënjimin përse Shqipëria ende nuk ka bërë sa duhet për të luftuar pjesëtarët e organizatës “Feto” që ai e konsideron si terroriste. Kjo është vizita e parë e Ramës në Turqi që pas mbylljes së kolegjit turk Mehmet Akif në vendin tonë. Përfaqësues të këtij institucioni kanë pretenduar se vendimi i qeverisë ka ardhur me kërkesë të presidentit turk Erdogan, duke qenë se kolegji në fjalë është pjesë e investimeve të lëvizjes gylene.

Vizita e papara lajmëruar e Ramës në Turqi vjen vetëm një ditë para se Erdogan të niset drejt Astanas ku pritet të zhvillojë takim me presidentin rus Vladimir Putin. Është e paqartë se për çfarë kanë diskutuar dy liderët gjatë takimit në Kompleksin Presidencial në Ankara, me dyer të mbyllura për mediat. Shqipëria pritet të marrë edhe dronë të armatosur nga Turqia. “Byraktar Diha” dhe “Bayraktar TB2” janë 2 modelet e dronëve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.

Valentina MADANI, gazeta Panorama