Rama u kërkoi socialistëve të heshtin, Albana Vokshi: – Gojët mbyllen!

edi rama
10 Mars 2026
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar socialist, pasi mbrojti Ballukun dhe lajëmroi se PS nuk pranon kërkesën për heqjen e imunitetit, u shpreh se deputetët duhet te heshtin.
Këtë e shoqëroi edhe me një gjest të gishtave duke kyçur gojën, që nënkuptonte se socialistët duhet të mbyllin gojën si shikohet dhe ne foto..
Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se Rama mbylli gojët e të tijve, por zërin e qytetarëve nuk mund ta mbyllë dot.
Sipas saj, ata do reagojnë dhe protestën fuqishëm, për t’i dhënë fund realitetit që Rama po përpiqet të fshehë.
Postimi i Vokshit:
Një simbolikë e qartë: gojët mbyllen.
Mbyllet fjala në grup, mbyllet debati, mbyllet e vërteta për median dhe për realitetin që jetojnë shqiptarët çdo ditë.
Por ka një gjë që nuk mund ta mbyllë askush: zërin e qytetarëve.
Sepse në fund, vetëm qytetarët kanë fuqinë të reagojnë dhe vetëm ata mund t’i japin fund një realiteti që përpiqen ta fshehin
