10 Mars 2026

Gazetari Poli Hoxha ishte mbrëmjen e sotme në Studio24, teksa foli mbi çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut, për të cilën PS mbajtiu një qendim të qartë që nuk do i heqë imunitetin pavarësisht kërkesës së SPAK.

Më tej, Hoxha u ndal edhe te ajo që e quan një karshillëk të Ramës ndaj amerikanëve lidhur me Port Romanon.

Rama u shpreh sipas gazetarit kundër një projekti amerikan për këtë port. Sipas investigimeve edhe të “Vetting”, pas ndërtimit të këtij porti është një kompani e dyshimtë që fillon në Greqi, vijon me disa guaca off-shore në Qipro dhe përfundon në Rusi.

Hoxha thotë se SPAK ka filluar hetimet për këtë port, aty ku ndodhet sipas tij edhe emri i kryeministrit. Për Hoxhën, SPAK për pak kohë do kërkojë edhe pezullimin e Ramës.

Poli Hoxha: Kemi arritur në një pikë ku reforma në drejtësi u krijua në vitin 2016 me presion ekstra politik. I dimë presionet. Kemi puthjen e famshme të dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Por rrugës, për gjithë reformën u fut politika, por nuk ndërhyri dot në dy ishuj SPAK dhe GJKKO. Institucione me konsensus. Kanë kaluar 10 vjet, bashkëjetesë e maces me minjtë e korrupsionit. Macja është rritur dhe po gjuan kryeminjtë. Kjo bashkëjetesë nuk vazhdon, Shqipëria po lëngon. Kemi arritur në pikën që o duhet të fitojnë institucionet që u krijuar për këtë klasë të korruptuar ose do fitojnë kjo klasë të korruptuar. Jam i gëzuar sot, kjo që bëri Edi Rama, ka afruar përplasjen finale. Kjo nuk është thjesht me SPAK dhe GJKKO, përplasje me mentorët e tyre. Që i thonë popullit shqiptar i garantojmë ne, SHBA. SPAK është futur dhe në deklaratat e SHBA si aleat strategjik. Si një mjet strategjik. Them që nëse korrupsioni do ishte njeri, për të mbrojtur veten e tij, më mirë se Edi Rama nuk do e kishte mbrojtur. Gjyqtar më të mirë se Edi Rama që bëri sot. Bëri karshillëk ndaj SHBA. Duke ditur çfarë po ndodjh në SPAK, zuri në gojë problemet e veta. Të Porto Romano tha ne nuk pranojmë shantazh, dy ditë pas deklaratës së Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ky tha ka vetëm një plan A dhe plan B, prapë europian, C-ja ta harrojë, që është SHBA.

Është dhe më e thellë. Edi Rama është futur në lojërat e korrupsionit gjeo strategjik. Kompania më e madhe e ndërtimit të porteve është skualifikuar dhe nuk e kanë lënë të ankohet, franceze. Kanë gjetur një kompani që fillon në Greqi, vijon në Qipro në guacka off shore, dhe përfundon në Rusi. Kanë filluar pazaret dhe është shtyrë, është kapur vetë kryeministri në këto pazare dhe është çuar për delegim në SPAK. Akoma nuk është hapur çështja e energjitikës. Kanë ardhur dokumente nga jashtë. Prek emrin e kryeministrit. Harruam vendimin e apelit për pezullim, i vuri vulën pezullimin e zyrtarëve të lartë të kabinetit. Mendoj se në gjetjet e SPAK, shumë shpejt do kërkojë edhe pezullimin e kryeministrit. Për të hapur rrugë atyre në tavolinë.