9 Maji 2023

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi, i ftuar në “Drejt” thotë se gjithë tensioni politik gjatë fushatës do të shfryhet pas zgjedhjeve.

Sipas tij qytetarët do të duhet të mendojnë mirë votën  që do të hedhin në kutinë e votimit.

Murrizi: Është e dielë, pas të dielës vjen e hëna. Do të votojnë shqiptarët, do të shfryhet e gjithë kjo që shikon, që janë pozicionuar në kampe, trasta lekësh atje, punësime fiktive, mllef, sherr, pritshmëri e madhe. Do të jetë një ditë e zakonshme data 15 si gjithë ditët paszgjedhore që kanë ndodhur në 20 palë zgjedhje në Shqipëri.

Shpresoj shumë që qytetarët të votojnë për veten e tyre.

Ka faj populli. Nëse 4 vjet shan dhe mallkon si vetëm dhe në shtëpi për keqqeverisje, arrogancën, hajdutllëkun e kujtdo që është në pushtet dhe harron 3 sekonda kur shkon te kutia dhe bëhesh pishman prapë si nuk qenke fajtor. Nëse vajton në 20 palë zgjedhje me fëlliqësirat, më mashtruesit, më fundërrinat dhe ti thua je viktimë? Jo, ta gëzosh, ta kesh në kurriz. Në 2013 i binte dajres në autobus, në 2017 tha do përzë Metën më jepni rrotën, tepsinë, timonin se kishte atë në prehër, pa program, në 2021 nuk u mor fare, me Lulin e kam nuk e kam. Tani ka marrë lopatën në dorë, po e la se i ka hyrë uji. Është bërë zeoteknik, prezanton kuaj dhe gomerë. Nuk ka më lopata. Ka ndërruar zanat.

Nga OraNews