13 Shtator 2026

Protesta e 105 më 12 shtator kundër qeverisë në Tiranë, këtë herë ka patur dhe diasporën përkrah në shesh.

Është përsëritur thirrja që të rrethohet Kryeministria. “Rrethoni Kryeministrinë”, ka qenë thirrja në shesh.

Ndërkaq, edhe policia ka dalë në mbrojtje të godinës së qeverisë.

Në shesh kanë nisur thirrjet “Policia e krimit”, “Dorëheqje”.

Më pas, me thirrje të forta, u kërkua dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama. “Rama, jepe dorëheqjen”.