“Rama jep dorëheqjen”/ Sot në orën 10:00 protestuesit mblidhen para SPAK: – Do të dorëzohet libri “Albanian Files”

1 Korrik 2026
Qytetarët kanë njoftuar se sot në orën 10:00 do të mblidhen para SPAK ku do të dorëzohet libri “Albanian Files” i firmosur nga protestuesit dje në shesh
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.
Ndërsa në orën 19:00 do të mbahet protesta e cila organizohet çdo ditën në Tiranë, kundër Ramës. Kjo është protesta e 32 , e cila vijon pandalur nga shqiptarët me një mesazh të qartë, largimin e Ramës.
