Edi Rama

Kmentojne Agim Nezho dhe Artur Zheji fjalen e Rames ne BE.

PJESE NGA DISKUTIMI
Nesho: 
Flet me dëlirin e madhështisë. Duket sikur vuan nga sindromi i Hrushovit, se edhe kur ishte njeriu më i rëndësishëm në botë hoqi këpucën ti binte tavolinës. Kjo është edhe retorika e tij. Ajo sjella e Zelenskyt: “Ne jemi këtu”. Ai protagonizmi i kotë dhe nacionalizmi fals në këtë rast.

Zheji: Jo të bësh një gjest që trash zërin si gjasme i fortë dhe faturën e paguan populli. Duhet të pyesësh Shqipërinë, të bësh referendum. Nëse do të ndryshosh drejtimin e anijes që shqiptaret thonë prej 30 vjetësh e duam Shqipërinë si e gjithë Europa, duhet t’i drejtohesh shqiptarëve jo të improvizosh në Bruksel.

Nesho: 
Te ne është personalizuar dhe privatizuar politika e jashtme. Edhe autokratë si Vuçiç mbledhin deputetët e këshillet, kurse ky jep direktiva me Twitter. Nuk po themi të mbajmë anë për njërin apo tjetrin por duhet një njeri racional e të jetë i përgjegjshëm se e ka vendosur populli aty.

Zheji: Le të përgjigjet me Twitter po është njësoj si të ndryshosh Kushtetutën, duhen ¾ e parlamentit.

Shkurtim i shkrimit te gazetes “Sot” me titull;- “Gjuha e Ramës në Bruksel/ Agim Nesho plas deklaratën e papritur: – Ja nga cila sindromë vuan kryeministri”.