Rama: Dua sërish timonin për Zahon dhe bashkëmoshatarët e tij që…

19 mars 2021

Duke folur mbi lehtësirat e shërbimeve online për drejtuesit e mjeteve, Rama nuk e kurseu një batutë për “timonin”, duke theksuar se kërkon drejtimin e qeverisë për të birin dhe bashkëmoshatarët e tij, që të mos kenë nevojë të largohen nga Shqipëria.

“Sa shumë keni vuajtur të gjithë ju që ngisni makinën. Këtu nuk mund të flas unë, sepse nuk e ngas makinën. Unë një timon kam, atë që më dhatë në 2017-ën dhe që ua kërkoj përsëri, jo për vete. Por për ju sepse dua që im bir, i vogli, dhe gjithë bashkëmoshatarët e tij të rriten këtu dhe të jenë krenar për shtëpinë e tyre. Dhe kur ta lënë shtëpinë e tyre ta lënë sepse duan të shkojnë diku tjetër, dhe jo ngaqë shtëpia e tyre nuk i mban dot. Për këtë e dua unë timonin”, tha Rama.

Gazeta Panorama