Edhe Greqia në alarm! – Zbulohet një variant i kombinuar i COVID.

19 MARS 2021

Një variant i kombinuar i koronavirusit është zbuluar në Greqi.

Ky variant është tepër shqetësuese pasi është një kombinim i mutacionit britanik dhe një mutacioni që gjendet në të dy llojet e tjera, Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Rasti është duke u hetuar, pasi shkencëtarët nuk e dinë saktësisht se cili është rreziku i tij.

Sipas mediave greke konsiderohet se ky variant do të jetë më ngjitës si mutacioni britanik, ndërsa ka të ngjarë të jetë më rezistent ndaj antitrupave, siç janë lloji i Afrikës së Jugut dhe Brazilian.

Gazeta Shqip