Rama do paguaj 110 Milion Euro gjobe. – Gjoba më e lartë në historinë e shtetit shqiptar vuloset përfundimisht

24 mars 2020

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington hoqi pezullimin e ekzekutimit te gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti.

Vendimi është marrë më 23 mars.

Kjo do të thotë që tashmë në mënyrë përfundimtare shteti shqiptar duhet ti paguajë biznesmenit italian (në foto) shumën e jashtëzakonshme.

Rreth një vit më parë, më 24 prill 2019, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti.

Edhe pse vendimi ishte i formës së prerë, Gjykata e cila është pjesë e Bankës Botërore, lejon ankimimin kur plotësohen disa kushte të caktuara.

Ky është mekanizmi që shfrytëzoi Qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjobës.

Por nuk ka funksionuar.

Kërkesa e Avokaturës së Shtetit për anulimin e gjobës u pranua nga Gjykata në datën 27 gusht dhe menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Gjykate ka njoftuar të dy palët e përfshira në konflikt, si Qeverinë shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, për pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të gjobës.

Me vendomin e djeshëm ky pezullim u hoq.

Tashmë Becchetti duhet paguar megjithë interesat, megjithëse Shqipëria u mbrojt nga Avokatura e Shtetit Foley Hoag, një studio amerikane nga më të njohurat në botë për mbrojtjen e shteteve në konfliktet gjyqësore.

Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar ndonjëherë në historinë e saj nga një gjykatë arbitrazhi.

d.a. / dita