17 Shkurt 2023

Me njoftime te kontaminuara per rakine, duan te i bejne reklame Birres.

Nuk e di eshte gabim perkthimi, apo shtypi, por “etanoli” eshte alkooli qe permban cdo pije tjeter alkoolike. Nqs eshte fjala per “metanol” po, eshte i rrezikshem ne permbajtje te ulta mund te coje ne verbim, kurse ne permbajtje te larta mund te shkaktoje edhe vdekjen. Permbajtja e metaleve te renda mund te lidhet me menyren e prodhimit, enet ku fermentohet rrushi, kazanet ku distilohet dhe deri ne mbylljen neper shishe. Nuk ka perse te kete metale te renda ne menyre natyrale, pervecse kontaminime qe vijne gjate procesit te prodhimit.

Me njoftime te kontaminuara per rakine, duan te i bejne reklame Birres.

Ja njoftimi:

Rakia, pija jonë alkoolike tradicionale, rezulton të jetë e dëmshme për shëndetin, sipas revistës mjekësore “Helyon”

Ajo shkruan se ka marrë në analizë 30 mostra rakie dhe ka nxjerrë në pah se ka përqindje të lartë etanoli, plumbi dhe bakri.

Sipas të dhënave të studimit, 63.3% e mostrave të rakisë kishin përqendrim të etanolit.

Prania e metaleve të rënda, të njohura për dëme në organizëm ishte një tjetër gjetje, sipas revistës. Nga 24 metale të matura, alumini, bakri, hekuri, mangani, plumbi dhe zinku ishin të pranishëm në mostrat e rakisë, – shkruan artikulli.

Bakri dhe plumbi rezultuan të jenë shqetësimet më të mëdha. Në 33% të mostrave u konstatua plumb mbi vlerat kufi dhe në 90% të tyre kishte bakër mbi këto vlera.

Rakia zë 33.3% të alkoolit që merret për person në vendin tonë. Organizata Botërore e Shëndetësisë Vlerëson se miliona jetë humbasin si pasojë e konsumimit të dëmshëm të alkoolit.

Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një studim, asnjë vlerësim nuk duhet marrë si gjetje absolute.