21 Nentor 2022

Vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete.

Por një nga situatat më alarmante është ajo në zonën e Torovicës në qarkun e Lezhës.

Pamjet e mëposhtme tregojnë gjendjen dramatike që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Janë qindra hektarë tokë bujqësore dhe të mbjella të cilat janë nën ujë.

Situata ka ardhur nga neglizhenca e pastrimit të kanaleve kulluese.

Kjo që po ndodh i rrënon fermerët e zonës. Bordi i Kullimit nuk e ka kryer detyrën duke sjellë pasoja të rënda. Pasi të sigurohet ndërhyrja, e cila është emergjente, duhet që për këtë neglizhencë dikush të mbajë përgjegjësi.

Gazeta Dita