“Qeveria ka një mllef të madh, po e shkarkon ndaj protestuesve”/ Lubonja: – Rama me gjuhë dhune e denigruese, turp

2 Korrik 2026
Analisti Fatos Lubonja në një intervistë televizive foli për zhvillimet e fundit politike duke u ndalur te protesta e sotme e mbajtur para Kuvendit. Gjatë intervistës, Lubonja tha se protestuesit në gjithë këto ditë kanë zhvilluar një revolucion paqësor.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka përdoru një gjuhë dhunë dhe denigrimi ndaj protestuesve. Ndërsa u shpreh edhe kritik ndaj Presidenti Begaj, për të cilin tha se është e turpshme që nuk ka bërë asnjë reagim.
“Rama ka përdorur një gjuhë dhune, një gjuhë denigrimi, një gjuhë shumë të poshtër ndaj protestuesve në shesh. Kuptohet që qeveria ka një mllef të madh që ta shkarkojë ndaj protestuesve dhe mezi pret që të hidhen disa vezë që të vërshojnë drejt protestuesve.
Në një demokraci policia ka detyrë të mbrojë qytetarët nga kriminelët. Por ky është një shtet i kapur nga krimi. Dhe duhet kuptuar se është një ndeshje mes bandës kriminale të shtetit dhe një protestuesve paqësorë. Ajo që mungon në mes duhet drejtësia.
Çfarë bën Presidenti që nuk thotë asnjë fjalë, as nuk ka turp ai. Nuk ka turp ai që rri në atë kolltuk dhe shkon e bën vizita në botë. Si nuk reagon. Kjo i bën njerëzit të revoltohen edhe më shumë”, tha ai.
