Deputeti – Protesta nuk është kërcënim për demokracinë, kërcënim është injorimi i saj!

2 Korrik 2026
Deputeti i Partisë Agrare Ambientaliste, Artan Luku ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestat e ditëve të fundit.
Luku shkruan se Parlamenti sillet sikur protestuesit janë armiqtë e vendit.
Më tej në reagimin e tij, Luku shkruan se vë në dispozicion mandatin e tij në shërbim të çdo nisme që forcon demokracinë dhe i rikthen qytetarët të drejtën për të vendosur, duke renditur dhe prioritetet.
Artan Luku:
“Prej 31 ditësh qytetarët protestojnë dhe kërkojnë të dëgjohen, ndërsa Parlamenti vijon të sillet sikur ata janë armiqtë e vendit. Kjo sjellje institucionale është e pajustifikueshme në një demokraci përfaqësuese, ku detyrimi kushtetues dhe përfaqësues është dëgjimi, reagimi dhe trajtimi i kërkesave të qytetarëve!
Parlamenti nuk mund të jetë indiferent përballë një proteste që zgjat prej më shumë se një muaji. Protesta nuk është kërcënim për demokracinë, kërcënim është injorimi i saj!
Si deputet i Partisë Agrare Ambientaliste, vë mandatin tim në shërbim të çdo nisme që forcon demokracinë dhe u rikthen qytetarëve të drejtën për të vendosur drejtpërdrejt për çështje me rëndësi kombëtare Reformimin e ligjit për Referendumet sipas modeleve më të avancuara evropiane, përfshirë modelin zviceran.
Ndryshime kushtetuese për një sistem Proporcional Kombëtar me lista të hapura duke ruajtur përfaqësimin me 140 deputetë”, shkruan Luku.
