Qeveria italiane bleu 15 milionë $ këtë pikturë

13 Shkurt 2026

Qeveria italiane ka blerë nga një shtëpi ankandesh në Nju Jork pikturën “Ecce Homo” të Antonello da Messina për 14.9 milionë dollarë. Konfirmimi erdhi nga shtëpia e njohur e ankandeve, “Sotheby’s”. Piktura e vogël, e vitit 1460 e bërë nga autori si një krijim privat përshkruan një “Ecce Homo” në njërën anë dhe Shën Jeronimin në anën tjetër.

Fondacioni “Federico Zeri” i Bolonjës njoftoi se vepra e piktorit sicilian “është pronë e shtetit”. Sipas thashethemeve, vepra pritej të dilte në ankand me një vlerësim prej 10-15 milionë dollarësh, por u ble nga shteti italian para se të fillonin ofertat.

“Është një pikturë e vogël në penel nga Antonello da Messina. Një nga veprat e pakta të sigurta të artistit. Një vepër e hershme ende e panjohur për literaturën e artit” – thuhet në njoftim.

Qeveria italiane bleu 15 milionë $ këtë pikturë

Piktura kishte qëndruar prej vitesh në duar private. Ajo u tërhoq nga Sotheby’s pak para se të dilte në ankand për shkak të interesit të fortë të treguar nga qeveria italiane.

Veprat e Antonello da Messina janë jashtëzakonisht të rralla. Vetëm rreth 40 piktura nga ky piktor kanë mbijetuar. Kjo është ndoshta e fundit që kishte mbetur në koleksione private. Të tjerat janë ekspozuar në muze.