Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

13 Shkurt 2026
Pesticidet dëmtojnë shumë peshqit. Në doza të larta janë mjaft toksikë dhe vdekjeprurës, por edhe në sasi minimale janë mjaft të dëmshëm, veçanërisht në rastet e ekspozimit kronik.
Sipas një studimi të publikuar në revistën Science, ato përshpejtojnë procesin e plakjes dhe shkurtojnë në mënyrë dramatike jetën, në rastin specifik të klorpirifosit. Ky është një pesticid tashmë i ndaluar plotësisht në Evropë, por gjerësisht i përdorur në Kinë, në disa vende në SHBA-të dhe në vende të tjera të botës.
Nga të gjitha analizat e kryera në ujëra mbi peshqit, rezulton se në ato liqene apo lumenj ku kjo substancë është e pranishme, popullsia e peshqve nuk kishte individë të plakur në terma biologjikë dhe fenomeni i plakjes ishte shumë i përshpejtuar. Pra, shkurton ndjeshëm gjatësinë e jetës, me ndikime të drejtpërdrejta në gjene.
Por kjo ka natyrisht pasoja ekologjike, me ndikim në riprodhim, diversitet gjenetik dhe numër popullsie.
Faktori pesticid është mjaft shqetësues, pasi përdorimi dhe sasia e gabuar ekspozojnë jo vetëm peshqit apo kafshët, por edhe njeriun, dhe të njëjtat rrjedhoja mund të verifikohen në gjithë zinxhirin e jetës, përfshirë humanët.
