Qeparoi: – Fshati shqiptar që mahniti gruan e princit Charles

11 Qershor 2020

Auron Tare – historian, anëtar i Komisionit Shkencor të UNESCO dhe kreu e themeluesi i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit – e cilësoi Qeparoin si “ndoshta fshatin më të bukur që ka Shqipëria” dhe u kthye shumë pas në kohë duke iu referuar një takimi ku u mblodh në Qeparo “gjysma e ekonomisë europiane”.

“[Në klubin e fshatit] ishte gjysma e ekonomisë europiane. Ishte [pronari i] Benz Mercedes, ishte Mak Getty i famshëm i naftës, ishte Johnny Pigozzi, presidenti i Citroën.” – tha ai i ftuar në “Opinion”.

Tare rrëfeu se e pranishme qe edhe Camilla Parker Bowles, bashkëshortja e tanishme e princit Charles, dukesha e Cornwall-it. “Interesante ishte që asnjë prej banorëve të fshatit nuk i njohu,” tregoi Tare i cili shtoi se gjatë një takimi në Londër, Camilla e kujtonte si histori shumë të veçantë.

Shkruar nga ANABEL