Pylli i lashtë zbulohet në shpellën gjigande 200m nën tokë në jug të Kinës
24 Gusht 2023
Një pyll i lashtë gjigant është zbuluar në një shpellë më shumë se 200 metra nën tokë në një kenion të fshehtë në jugperëndim të Kinës.
Zbulimi i mistershëm nëntokësor u bë rastësisht nga grupi i eksploratorëve kinezë ‘Geopark’ në maj të vitit të kaluar. Fenomeni i hasur dhe më parë njihet në Kinë si ‘tiankeng’, që përkthehet si ‘gropa qiellore’. Parku natyror Leye Fengshan, i mbrojtur si trashëgimi e UNESCO, gjendet në rajonin autonom Guangxi Zhuang.
Ai përshkruhet në faqen e internetit të UNESCO si një zonë ‘primare sedimentare me rreth 3000m shkëmbinj të trashë të karbonizuar të epokave Devoniane dhe Permiane’.
Ai njihet gjithashtu si ‘territor shpellash ku ndodhet dhe ura natyrore më e gjatë në botë’. Studiuesit thonë se pylli primitiv mund të strehojë specie të paidentifikuara më parë bimësh ose kafshësh, shkruan rrjeti The Washington Post.
Shpellat gjigante nëntokësore janë zbuluar shpesh në Kinë, teksa agjencia shtetërore Xinhua, shkruan se në vend ekzistojnë rreth 30 të tilla.
Zhang Yuanhai, inxhinieri i vjetër gjeologjie, tha për rrjetin Xinhua se vendi kishte një “pyll primitiv të ruajtur më së miri në fundin e tij, dhe se kishte tre shpella në muret e tij”.
Ata shtonin se gropa ishte 306m në gjatësi, 150m e gjerë dhe 192m e thellë, me një volum rreth 5 milionë metër kub, që konsiderohet nga më të gjerat.
Chen Lixin, kreu i ekspedites Guangxi 702 tha se bimësia e dendur rritej deri në gjatësinë e shpatullës së njeriut, ndërsa gjendeshin dhe pemë rreth 40 metra të larta.
Panorama në parkun Karst është kryesisht e përbërë prej shkëmbinjsh gëlqerorë. Gropa të tilla zakonisht krijohen nga shkrirja graduale shkëmbinjve prej rrjedhës së ujit por pylli i krijuar në fundin e saj është diçka e pabesueshme e ngjashme me filmat e fantazisë.