8 Shkurt 2023

PS zëvendëson patronazhistët me aktivistët. Aplikacioni Aktiv1sti që është krijuar për të propagandën e punës së socialistëve përmes ripostimeve, pëlqimeve dhe komenteve është në krye të titujve kryesorë dhe tema e ditës mes shumë qytetarëve.

Por së fundmi lista me aktivistë po qarkullon në mediat sociale dhe whatsapp duke ngjallur çudi. Ajo që bie në sy është se mes aktivistëve ka njerëz të drejtësisë, policisë dhe institucioneve të tjera që supozohet të jenë të depolitizuar.

Vendin e parë në institucionet publike për numrin e aktivistëve e mban Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake, me 489 aktivistë. Më pas vijnë doganierët me 305, mjekët me 230 aktivistë, arsimtarët me 218 dhe tatimorët me 200. Nuk mungojnë aktivistët as në prokurori, ku numërohen 36 dhe gjyqtarët 19. Po kështu dhe në Gardë numërohen 13 aktivistë.

Whatsapp Image 2023 02 08 At 12.59.46