![](https://i1.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/02/800-0-8a330afd1bbb497a83225fc57d7ffad7.jpg?fit=800%2C420&ssl=1)
Ngrihet niveli i detit në Turqi pas tërmeteve, përmbytet qyteti. – Autoritetet ngrenë alarmin
8 Shkurt 2023
Qyteti i Iskenderun, në rajonin e Hatay-t, është një nga më të prekurit nga tërmetet e së hënës në Turqi. Veç godinave të shkatërruara, të ftohtit, tashmë banorët e këtij qyteti janë duke u përballur edhe me përmbytje të mëdha.
Për shkak të tërmeteve të fuqishme u rrit ndjeshëm edhe niveli i detit duke përmbytur zonën bregdetare.
Autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve në ato zona.Edhe pas 55 orëve nga tërmeti, deti ende nuk është tërhequr në atë zonë.
Ndërkohë, guvernatorja e Iskenderun iu ka bërë thirrje banorëve që të mos rikthehen në banesat e tyre deri në një njoftim tjetër.