PS humb maxhorancën, nuk mbledh dot 71 deputetë! Peleshi tenton të anulojë votimin: – Mblidhni veten! Balla kërkon pushim

12 Shkurt 2026
Partia Socialiste ka humbur mazhorancën në seancën e sotme parlamentare, duke mos mbledhur dot 71 vota për të miratuar projekt vendimet.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tentoi të anulojë votimin, me arsyetimin se ishte bërë një gabim. Ndërkohë opozita tha se votimi u ndërpre, pasi Partia Socialiste nuk kishte votat e nevojshme.
Nga leximi i emrave të deputetëve socialiste të pranishëm në Kuvend rezultoi se ishin vetëm 67 deputetë, ndërsa 18 të tjerë mungonin, përfshi kryeministrin Rama dhe disa ministra.
Pas debateve, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi disa minuta pushim.
Deputetët dhe ministrat që mungonin në Parlament:
1-Pirro Vengu,
2-Albana Kociu
3-Belind Balluku
4-Edi Rama
5-Toni Gogu
6-Elisa Spiropali
7-Ervin Demo
8-Majlinda Dhuka
9-Adea Pirdeni
10-Blendi Gonxhja
11-Damian Gjiknuri
12-Erjona Ismaili
13-Fatmri Xhafaj
14-Hatixhe Konomi
15-Ornaldo Rakipi
16-Eduard Shalsi
17-Tedi Mula
18-Saimir Hasalla
Debati:
Balla: Ne u informuam se opozita është tërhequr nga të gjitha nismat. Na Blushi na informon se nuk është tërhequr nga nismat. Nuk kemi si të kalojmë në diskutim nismën e zotërisë. Zoti kryetar na i sqaroni këtë.
Peleshi: Ka një gabim, sqarimi është ky, projekt vendimet votohen në fund, pasi diskutohen projektligjet. Projektligjet e tërhequra nuk janë tre, por janë dy. Pr.ligji për një shtesë në ligjin për tatimin e vlerës së shtuar të ndryshuar nuk është tërhequr. Kështu që janë vetëm dy. Projekt vendimet do të votohen pasi të përfundojë diskutimi i pr.ligjeve. Do korrektohet ky gabim.
Shehaj: Jemi në votim, unë nuk kam mundësi të shoh as projektligjin.
Peleshi: Ishte gabim, nuk mund të fillojmë procesin e votimit pa mbaruar diskutimi. Ishte gabim.
Shehaj: Kush pr ligj është tërhequr?
Peleshi: Pr ligji për tatimin e vlerës së shtuar.
Shehaj: Ca janë këto, zoti kryetar ishim në votim. Kemi një rend dite. Kemi edhe projektligje të tjera. Ta marrim vesh qytetarët që ju bëni cfarë të doni. Në këtë parlament fillohet votimi, kur shikoni që nuk keni vota, tërhiqeni dhe thoni bëmë shaka dhe e fillojmë nga fillimi. Ta marrim vesh zoti kryetar, të kuptojmë ju ndërpretë votimin në mes sepse mazhoranca nuk kishte votat?! Ishim në votim në një moment të caktuar pamë që po numëronit njëri tjetrin, nuk kishit numrin. Si tia bëjmë dhe thatë ndërprite votimin.
Peleshi: Nuk është ndërprerë votimi për çështje numrash, sepse në sallë janë më shumë se 70 deputetë. Ju thashë se u ndërpre procesi i votimit dhe ky ishte gabimi, duhet pranuar gabim njerëzor, sepse kishte mbetur edhe një projektligj pa u diskutuar, i cili gabimisht u konsiderua si pjesë e nismave të tërhequra nga deputetët. Nuk ka tërheqje, ndaj do vazhdojmë me këtë projektligj.
