12 Shkurt 2026

Ka nisur protesta e banorëve të Rrjolit të Velipojës, dhe ata që preken nga projekti TID në Durrës.

Banorët janë mbledhur para Kuvendit ku sot mbahet edhe seanca plenare e radhës.

Kjo është e 10-ta ditë radhazi kur banorët protestojnë dhe u bëjnë thirrje ndërtuesit të ndalojë punimet për resortin, si dhe të ulet në bisedime me ta, për të arritur një marrëveshje. Në tokat e tyre është parashikuar të ndërtohet një resort turistik, ndaj për rastin banorët pak javë më parë kanë depozituar edhe një kallëzim në SPAK. Leja e ndërtimit për resortin turistik është lëshuar me firmën e Belinda Ballukut, duke shkaktuar përplasje të forta mes pronarëve të tokave dhe ndërtuesit.