PS drejt organizimit të zgjedhjeve, Spiropali del me deklaratën e fortë: Kemi qëllim ndryshimin e vendit!

09/11/2019 .

Partia Socialiste po organizon tek Parku Olimpik takimin ‘Ti Zgjedh’ me strukturat e saj në të gjithë vendin. Ky takim bëhet në kuadër të përgatitjes për zgjedhje të brendshme të kësaj partie të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor.

Fjalën hapëse e ka mbajtur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila ka deklaruar se PS është krenare për punën e bërë dhe se në 6 vite kanë patur vështirësi por kjo do të thotë se PS nuk ka zgjedhur rrugën e lehtë.

“Jemi partia më e madhe në vend. Jemi krenar për qeverisjen socialiste në 6 vite. Mund të kishim zgjedhur edhe në rrugën e lehtë për të mos mbajtur përgjegjësi. Të inaguronim rrugë të pa përfunduara të linim drejtësinë aty ku është. Duke thënë se ne jemi politikanë ashtu siç e bënte ai plaku. Ne zgjodhëm rrugën e të vërtetës, punës, luftës kundër informalitetit. Zgjodhëm të ishim qeveri e përgjegjshme. ” ka thënë ndër të tjera Spiropali.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/