“Protestuesit nuk janë aty nga dashuria e madhe për Bashën e Kryemadhin”, gazetari i njohur: Nuk ka lek që të paguaj…

14 DHJETOR 2020

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, është shprehur se protesta për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, është legjitime.

“Çdo protestë është politike, është në dobi të shoqërisë, kjo protestë është legjitime. Kjo protestë është e adresuar kundër një kryeministri, kundër ministrit.  Ata njerëz nuk janë thjesht të shtyrë nga politika, pasi një protestë politike duhet  një muaj që t’i organizosh”, tha Kikia.

Sipas Kikisë, ata që janë aty sot në rrugë, nuk janë nga dashuria e madhe për Bashën, Kryemadhin apo PD.

Gazeta Shqip