Protestuesit ndryshojnë taktikë per te shmangur dhunen policore.  I drejtohen sheshit “Skënderbej”.

11 Mars 2022, 19:15

Protestuesit kundër rritjes së çmimit të naftës para kryeministrisë janë duke lëvizur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ata po shkojnë drejt sheshit Skënderbej, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera ata duket se po ndjekin një itinerar ndryshe nga dy ditët e mëparshme.

Rama karshillëk protestave: Ky nuk është populli, por e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës

“Është toka jonë këtu” tensionohet situata Berat, të rinjtë përplasen me policinë, bllokojnë rrugën.

Po ashtu, protestuesit nuk kanë bllokuar ndonjë rrugë akoma sot, dhe përballë tyre ka një prezencë të shtuar të policisë dhe FNSH-së.