Protestuesit e “Shqipëria Bëhet” përplasën me policinë, dërgohen për ndihmë mjekësore te Spitali i Traumës

4 Janar 2025
Pas tubimit së tensionuar që ndodhi ditën e sotme përpara Kryeministrisë, disa prej protestuesve të “Shqipëria Bëhet” janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Mësohet se ata kanë pësuar lëndime të lehta dhe po marrin ndihmën e nevojshme në Spitalin e Traumës.
Mes atyre që u lënduan, ishte edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili pësoi lëndime në dorë.
Policia u përplas me protestuesit pasi këta të fundit ngritën dy çadra para Kryeministrisë.
