Protesta qytetare kundër qeverisjes, pjesmarrje masive, thirrjet gjatë marshimit: Revolucio

Protesta 28 Gusht 2026
29 Gusht 2026
Megjithse data 28 gusht ishte një nga ditët me të nxehta të kasaj vere pjesmarrja në protestën e ditës së 90 ishte masive.
Marshimi i qytetarëve në ditën e 90-të të protestës ka vijuar në rrugët e Tiranës, me protestuesit që kanë përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe klasës politike.
Gjatë marshimit kilometrik, qytetarët kanë bërë thirrje për anulimin e ligjeve, që sipas tyre, cenojnë interesin publik, ndërsa kanë drejtuar kritika edhe ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës.
“Anuloni ligjin!”, brohoritën ata duke ju referuar ligjit nr. 21/2024, “Për zonat e mbrojtura”, i cili lejon zhvillimin e projekteve strategjike.
Po ashtu, “Rama, Sala, SPAK you!” kanë qenë një ndër thirrjet e tjera të protestuesve gjatë parakalimit nëpër kryeqytet.
