Zjarri në fshatin Dragot, Tepelenë po përhapet me shpejtësi

Zjarri në Dragot, 29 Gusht 2026
29 Gusht 2026
Zjarri mbi fshatin Dragot të Tepelenës vijon prej disa orësh, ndërsa flakët po përhapen në terrenin malor të zonës.
Era e fortë po favorizon avancimin e vatrave të zjarrit, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen për shuarjen e tyre.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga i gjithë Qarku i Gjirokastrës, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Zjarri në Dragot, 29 Gusht 2026
Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit me mjete, ndërhyrja po kryhet me pompa shpine, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.
