Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti

2 Korrik 2026
Rama i frikesuar nuk shkon ne Kuvend por bisedon me disa pensionist te perzgjedhur.
Rama ka folur gjatë një takimi me pensionistët sot në mëngjes për situatën para Kuvendit.
Sipas tij në demokraci monopolin e forcës e ka shteti dhe nëse sulmohen deputetët, atëherë sipas kryeministrit, protestuesit hyjnë në një tjetër territor.
“…monopolin e forcës në demokraci e ka shteti dhe jo individi. Kush përdor forcë kundër shtetit pastaj, futet në tjetër territor. Populli flet kur vijnë zgjedhjet”, tha mes të tjerash Rama.
Më tej ai theksoi se ata që ushtrojnë dhunë në protesta, nuk janë ‘flamingo’, por ‘korba e sorra’. Sipas kryeministrit, ‘korbat e sorrat’ kanë dalë në protestë për “interesa të caktuara”.
“Aaa, kur ti shkon atje, një grup për të ushtruar presion publik mbi deputetët, aty pastaj jemi në një tjetër territor. Sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Me sorrat dhe korbat ne nuk kemi çfarë bëjmë. Në fund ata do jenë të humbur. Dhe siç u mblodhën kokrra kokrra, ashtu edhe do shpërndahen”, tha mes të tjerash Rama.
