Protesta e Aleancës për Teatrin në Durrës/ Mblidhen mbi 6 mijë firma për…

22 maji 2020

Ditën e sotme pranë “Pallatit të Kulturës” në qytetin e Durrësit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, mbajti një miting, gjatë të cilit u shtuan qindra firma, në Peticionin ku kërkohet të rindërtohet Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në po të njëjtin truall.

Pedagogu Ervin Goci gjatë fjalës së mbajtur sot tek protesta e Teatrit ka thënë se në Durrës janë mbledhur 6 mijë e 8 firma për peticionin për rindërtimin e Teatrit.

Gjatë kësaj proteste, ku folën vetëm artistët, iu kërkua qytetarëve, që të bashkoheshin në protestën mbarëkombëtare, më qëllim, rrëzimin e Qeverisë Rama. Regjisori Edmond Budina, theksoi gjatë fjalës së tij, premtimin e Presidentit Ilir Meta, se nëse populli ngrihet, ai do të shpërndajë Parlamentin. Ai theksoi gjithashtu, se ky Parlament që sot merr vendime për popullin, është i paligjshëm.

Adriana Tolka: Aktorët të na bashkohen, edhe unë rrezikoj rrogën!

Adriana Tolka, u shpreh se Qeveria, ndonëse shembi godinën e Teatrit, nuk ka shembur shpirtin e qytetarëve. “Ne të Alancës për Mbrojtjen e Teatrit, e kemi bërë pjesën tonë për 2 vjet e 3 muaj dhe do vazhdojmë ende. Tani është koha që secili prej jush, të bëjë pjesën e tij”, u shpreh ajo. Tolka u tha më tej qytetarëve, se protesta tanimë nuk ishtevtëm për Teatrin Kombëtar, por për të penguar që Ata, një ditë të bëjnë me shtëpitë e tyre, atë që bënë me Teatrin Kombëtar. “.Nuk mund të rrini të qetë në shtëpitë tuaja kur vendi digjet. Kuptimi i ekzistencës, shkon përtej copës së bukës. Nëse i zvogëloni kërkesat tuaja,nëse synoni minimumin aty do të mbeteni. Njeri nuk jeton vetëm për të ngrënë e të pirë. Ndaj dilni, jo për mua, jo vetëm për Teatrin Kombëtar,por për të ardhmen e fëmijëve tuaj”. Tolka u bëri thirrje edhe kolëgëve t’i bashkoheshin protestës, duke theksuar faktin, se me rezistencën që po bën, edhe ajo rrezikon vendin e punës. “Kam 20 vjet në skenë, edhe në Teatrin e Durrësit kam perfomuar, do të doja të na bashkoheshin dhe aktorët e këtij qyteti. Edhe unë rrezikoj rrogën time, që e kam të përkoshme, ndaj u bëj thirrje kolegëve të mi, pasi nuk është kurrë vonë!

Edmond Budina: Në 17 maj u vendos diktatura e mafies!

Aktori e regjisori Edmond Budina, ditën e djeshme nga qyteti i Durrësit, solli në vëmendje 17 majin, e shembjes së Teatrit, ku sipas tij, jo vetëm u vra kujtesa, por rrezikuan jetën edhe vetë artistët. Budina, evindetoi edhe shkatërrimet që i janë bërë pasurisë arkeologjike të Durrësit. “Në 17 maj u vra përfundimisht Demokracia në Shqipëri, u vendos diktatura e mafjes. Prandaj ne jemi këtu, të ngrihemi të gjithë së bashku e të protestojmë. Të ngremë zërin që ta përmbysim këtë sistem të urryer antikombëtar. Ata vranë kujtesën kombëtare, një ndërtesë 80 vjeccare, Shikoni se cckanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar. Kanë shkatërruar kujtesën arkeologjike, të këtij qyteti. Durrësi, duhet të ishte si Roma aq i vjetër është, por këta nuk kanë mëshirë dhe nuk njohin kujtesë kombëtare, por duan vetëm si të mbushin xhepat e tyre, si të masakrojnë. Prandaj ne të gjithë duhet të ngrihemi, të protestojmë, largojmë këtë bandë që ka uzurpuar vendin”, tha ai. Më tej, Budina ndali tek ajo ccka ndodh në Parlament, që sipas tij, nuk i përngjan një vendi demokratik, dhe si dëshmi sjell ngjarjen e Teatrit. Regjiosri, ndali edhe tek roli dhe sjellja e kryeministrit, që nga njëra anë citon Kuranin,e mandej shëmb godina historike, në një kohë që vendi po kalon një krizë ekonomike, pas tërmetit e pandemisë. “E shikoni se cc’ndodh në Parlament, në një kohë që gjendja ekonomike e vendit është jashtëzakonisht e rëndë ata bëjnë tallava atje. Tallen me popullin, dërkojnë për të vrarë artistët në Teatrin Kombëtar, për të vrarë intelektualët.. Përpos të tjerave ky Parlament, është i paligjshëm , ndaj duhet të shpërndahet. Presidenti i Republikës e tha, nëse populli do të ngrihet Ii gjithi, ai do ta shpërndajë Parlamentin. Prandaj mos kini më frikë, por ngrini kokën. Ata përpiqen me cccdo mënyrë të fusin përccarjen mes popullit. E patë ccbënë në 17 maj?! Ai kryeministër, që citon vargje nga Kurani,e mban muajin e Ramazanit shkatërroi atë ndërtsë. E kuptoni sa e dhunshme dhe e tuprshme është kjo? Prandaj të gjithë shqiptarët pa dallim feje, ideje, nën flamur të ngrihemi dhe ta përmbysim këtë sistem”, tha më tej ai.

Robert Budina:Kryeministri ynë është kriminel!

Regjisori Robert Budina, si dëshmimtar i mbëngjesit të 17 majit, tregoi se si Qeveria nisi të shembë teatrin me vetë artistët brenda. “Ata nisën të shembin Teatrin, me brenda disa artistë e qytetarë të pambrojtur, që kishin 2 vjet e 3 muaj atje që rezistonin për të mbrojtur demokracinë. Nëse ne sot nuk reagojmë, dhe nuk u tregojmë forcën e qytetarit jemi të mbaruar. Ne do thërrasim një protest ndërkombëtare  përballë kryeministrisë, që së bashku ta rrëzojmë atë njeri. Jemi besimplotë”, shtoi më tej Budina. Regjisori theksoi se ndonëse më herët, Rama gëzonte mbështetjen e Europës, tanimë  e ka humbur atë. “Nuk e ka më atë mbështetje, sepse  kryeministri ynë është kriminel. Nëse njerëz të kulturës soy kanë dalë në rrugë, do të thotë që s’ka më asnjë nuk ka të ardhme. Asnjë nuk ka të ardhme. Sepse artisti është ai që ndjen i pari dhimbjen e shoqërisë”, shton më tej ai.

Gazeta Mapo