Profesori rus zbulon sëmundjen e rëndë të Vladimir Putin dhe trondit me deklaratën e tij: – Është bërë operacion dhe… – Emri i pasardhëses

21 NËNTOR 2020

Presidenti rus vuan nga kanceri dhe këtë vit i është nënshtruar një operacioni kirurgjik, kështu ka deklaruar një kritik i njohur i Vladimir Putin. Valerey Solovei, tha se presidenti 68 vjeç është operuar në shkurt të këtij viti, shkruan Daily Mail.

Deklarata e Soloveit erdhi vetëm dy javë pasi i njëjti person foli për shëndetin e Putinit, duke thënë se presidennti rus vuan nga sëmundja e Parkinsonit.

Solovei, ish-zyrtar në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, beson se Putini është duke planifikuar që të japë dorëheqje në janar të vitit të ardhshëm për shkak të problemeve shëndetësore dhe se si pasardhëse në postin e tij do ta caktojë vajzën e vet, Katerina Tikhonova.

Duke folur më në hollësi për shëndetin e Putinit, Solovei tha: “Njëri problem është i natyrës psiko-neurologjike, ndërsa tjetri është problem me kancerin. Nëse ndokush është i interesuar në diagnozën e saktë, unë nuk jam mjek dhe nuk kam të drejtë etike për t’i zbuluar këto probleme.”

Sidoqoftë, Kremlini ka mohuar se presidenti rus ka ndonjë problem shëndetësor, ndonëse disa ditë më parë ai u pa duke u kollitur gjatë një takimi virtual me zyrtarët rusë.

Gazeta Sot