Proçesionarja po shkaterron qindra hektare nga pyjet me pisha!

Sot po i bëhet sehir ndaj kesaj semundjeje shkateruese te pyjeve tona. Të rrish indiferent është humbje e pyjeve! Tharja e pemëve sot rrezikon Tokën. Ajo shkakton erozion dhe rrezik përmbytje. Mijëra pisha të zeza janë në rrezik. Krimbi po rrezikon të gjithë Shqipërinë !
Proçesionarja zhduket po të veprohet SOT.

Të organizohesh në aksione vullnetare, është përgjigjja ndaj këtij rreziku. Të veprosh mos të rrish. Veprimi sot je ti, shkolla jote, miqtë e tu! Veprimi është ushtria shqiptare! Veprimi janë skautët, mbrojtësit e pyjeve, studentë, gjimnazistë, që veprojnë! Aktivistë që organizojnë komunitetin.

Pyjet duhen mbrojtur me çdo kusht, janë oksigjeni ynë, janë mbrojtja e Tokës, janë mbrojtja jonë!