Problemet në dëgjim, mjekja jep alarmin: Mos i përdorni këto ilaçe. –

Në poliklinikën 3 në Tiranë janë shtuar ndjeshëm pacientët me komplikacione të aparatit të dëgjimit shkaktuar nga sëmundjet respiratore.Doktoreshë Klodiana Zaharia mjeke ORL këshillon që në asnjë rast të mos përdoret antibiotik me pika pa përshkrimin e specialistit.

Po cilat janë sinjalet që paralajmërojnë ekzistencën e një infeksioni në aparatin e dëgjimit?

Mjekja tërheq vëmendjen e qytetarëve të mos bëhen mjekë të vetvetes duke përdorur antibiotik me pika në vesh pa përshkrimin e një profesionisti ORL, pasi shumica e patologjive që paraqiten në këtë stinë kanë origjinë virale dhe antibiotiku është i pavlefshëm në mos i dëmshëm.