Policia e Durrësit ka gjetur një arsenal armësh në një vilë në Shijak, ndërsa dy katet e shtëpisë ishin përshtatur për të prodhuar lëndë narkotike. Policia tha se ka arrestuar njërin prej pronarëve të shtëpisë, ndërsa dyshohet se si armët dhe lënda narkotike i përkisnin një grupimi kriminal për të cilin policia nuk dha detaje.

Një vilë 4 katëshe ishte kthyer në strofkull krimi në Shijak, të Durrësit.

Këto pamje vijnë nga ambientet e brendshme të shtëpisë, ku dy katet e fundit të saj, ishin përshtatur si shtëpi bari në të cilën rritej kabanas me llampa.
Policia e Durrësit njoftoi se vuri në pranga pronarin e shtëpisë Fredi Krasniqi dhe shpalli në kërkim vëllain e tij, Selman Krasniqin.

“Në fshatin Sauk, u zbuluan ambjent i dyshuar banesë 4 katëshe në pronësi të vëllezërve F.K dhe S.K, gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llampa elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike,” njoftoi drejtori i polcisë së Durrësit.

Por jo vetëm që shtëpia ishte përshtatur për prodhimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të imtësishëm në një pjesë të shtëpisë u gjetën një arsenal me armë luftarake.

 “Një ambient me mur të dyfishtë të kësaj banese, është gjetur i fshehur një arsenal armësh i përbër nga 10 armë zjarri kallashnikovë,1 armë zjarri pushkë, një armë zjarri automatik shaps, granata dore, 1 harkë luftarak, 1 jelek antiplimb, 1 palë dylbi dhe municion luftarak dhe krëhër të ndryshëm që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,” tha ai.

Policia tha se dyshonte se armët i përkisnin një grupi kriminal, dhe kanabisi finanancohej po nga i njëjti grup, por nuk dha detaje të tjera sa i përket drejtuesve të këtij grupimi.

“Dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient numd të jenë fshehur nga pjestarë të grupeve kriminale, nga hetimet dyshohet se dhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjestarë të këtyre grupeve,” tha ai.

Selman Krasniqi, i shpallur në kërkim është një person me precedent të mëparshëm kriminal, pasi ai u arrestua në vitin 2017 në Shijak, për armëmbajtje pa leje.

Priten "Krahët e krimit" në Shijak, zbulohet shtëpia e