Presidenti i Polonisë Andrzej Duda

7 Maji 2023

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda do të vizitojë Shqipërinë në datat 10-11 maj, pas ftesës së homologut Bajram Begaj.

Duda do të jetë i shoqëruar në këtë vizitë edhe nga zonja e parë e Polonisë, Agata Kornhauser-Duda.

Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.

Presidenti polak pritet të mbërrijë në Shqipëri, më 10 maj 2023, ndërsa, më 11 maj, ora 11:00 do të pritet nga presidenti Begaj në Presidencë.

Të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim pas ceremonisë dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, ata do të zhvillojnë një konferencë për media.

Gazeta Sot