Presidenca reagon për ftesën e Metës ndaj Ramës dhe Bashës: Duke qenë se Rama…

 26 qershor 2019

Pas refuzimit publik të Kryeministrit Edi Rama ndaj ftesës së Kreut të Shtetit, Presidenti Ilir Meta reagon nëpërmjet zëdhënësit duke theksuar se do të qëndrojë në zyrë deri në orën 13:00 për të pritur kreun e qeverisë.

Presidenca konfirmon takimin me liderin e opozitës, Lulzim Basha në orën 09:00 të mëngjesit së të enjten.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.  Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Gazeta Panorama