Prej 5 orësh pa drita/ Disa zona në Tiranë mbeten pa energji në mes të temperaturave ekstreme 12:51 | 27/06/2026 A A Shpallet kriza energjitike/ Bllokada e fermerëve grekë ‘paralizon’ Shkupin, mbetet pa karburant Një defekt i

28 Qershor 2026
Një defekt i rëndë në rrjetin elektrik ka shkaktuar ndërprerje të gjatë të energjisë në një zonë të gjerë të kryeqytetit, duke përfshirë segmentin nga Stacioni i Trenit deri te Muzeu Kombëtar në Tiranë.
Problemi ka nisur rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe furnizimi me energji nuk është rikthyer për më shumë se pesë orë.
Në një kohë kur temepraturat janë 35-40 gradë, mungesa e energjisë elektrike është një katastrofë për mijëra familje që jetojnë në atë zonë. Mungesa e energjisë elektrike ka sjellë edhe mungesën e ujit të pijshëm.
Në këto temperatura të larta mungesa e energjisë rrezikon jetën e qindra të moshuarve. Burime zyrtare bëjne me dije se ka pasur një defekt të rëndë në linjën e furnizmit dhe po punohet për të zgjidhur problematikat.
