2 Korrik 2026
FNSH e ruante 24 orë/Hasan Ferracaku largohet nga banesa, i dënuar me “arrest shtëpie” për ngjarjen e rëndë në Velipojë.

Hasan Ferracaku, një nga personat e dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë pesë vite më parë, është larguar nga banesa e tij në Shkodër, ndonëse ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme policore.

Sipas burimeve, Ferracaku ka arritur të shmangë kontrollin e efektivëve te FNSH që e ruanin 24 orë në 24 dhe është larguar në drejtim ende të panjohur.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet mbi rrethanat e arratisjes apo mënyrën se si ai ka mundur të largohet nga banesa.

Hasan Ferracaku është i përfshirë në hetimet për ngjarjen e 26 qershorit 2021 në Velipojë, ku një konflikt mes dy familjeve për administrimin e një aktiviteti në zonën e plazhit përfundoi në një përplasje me armë zjar…