A jeni nga ata persona qe konsumoni dy kafe ne dite? Epo duhet ta lexoni patjeter kete artikull qe tregon te mirat dhe te keqijat e ketij zakoni.

Së pari, kjo pije është e pasur me lëndë ushqyese esenciale dhe antioksidantë. Vetëm, një filxhan kafe, 8oz (240 ml), përbëhet nga:

Në një studim të ri, hulumtuesit kanë gjetur se pirja e kafesë ka lidhje me një jetë më të gjatë.

Studimi, i prezantuar në Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë, gjeti se njerëzit të cilët pinë deri në katër filxhanë kafe ose më shumë në ditë, janë më pak të rrezikuar nga vdekja sesa ata të cilët nuk pinë kafe.

Gjatë një studimi 10 vjeçar, që morën pjesë 20,000 pjesëmarrës, shkencëtarët ishin në gjendje që të kontrollonin shëndetin e tyre për të nxjerrë këto përfundime.

Në fund, hulumtuesit zbuluan se ata të cilët konsumuan sasi të mëdha të kafesë, kishin 64% më pak gjasa për të vdekur nga ndonjë shkak krahasuar me ata të cilët thanë se nuk pinë kurrë kafe.