‘Përplasja në Vuno’/ Gazetari denoncon Linda dhe Edi Ramën: – Udhëruan shoqërimin tim në polici

21 Gusht 2026.
Një incident ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Vuno. Gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përplasur me truprojat dhe forcat e policisë që shoqëronin kryeministrin Edi Rama.
Konomi është banor i Vunoit dhe shpesh në rrjetet sociale ankohet për sjelljen e policisë së shtetit që gjobit qytetarët për parkimin e automjeteve të tyre.
Këtë të enjte në këtë fshat kishte ndalur për të pirë kafe kryeministri Edi Rama dhe Konomi tha se eskorta e tij kishte qëndruar në vendin ku ndalohet për qytetarët.
Sipas një rrëfimi që ai ka bërë në rrjetet sociale, Rama e ka thirrur për t’u sqaruar, por është përballur me një sjellje agresive nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Më pas Konomi thotë se është shoqëruar në komisariatin e policisë së Himarës ku është mbajtur disa orë.
Një reagim për këtë incident ka bërë edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili shprehet se e dënon me forcë arrogancën dhe dhunë hakmarrëse primitive ndaj gazetarit dhe publicistit të njohur Arjan Konomi nga Edi dhe Linda Rama!
