Përmbytje të befasishme në Grand Canyon, ShBA/ Rreth 15 alpinistë dyshohet se janë të zhdukur, vijojnë kërkimet

31 Gusht 2026
Ngjarja ndodhi të shtunën në zonën e Bright Angel Canyon dhe Phantom Ranch, ku reshjet e dendura shkaktuan vërshime të fuqishme, dëmtuan shtigjet dhe shkatërruan pothuajse të gjitha urat mbi Bright Angel Creek.
Autoritetet kanë evakuuar të paktën 62 persona me helikopter, ndërsa trupi i një 46-vjeçari u gjet pranë Crystal Rapids, përgjatë lumit Colorado. Shërbimi i Parqeve Kombëtare u ka bërë thirrje qytetarëve të japin çdo informacion për alpinistët apo kampistët që mund të ndodheshin në zonën e prekur.
Për shkak të dëmtimit të linjës kryesore të ujësjellësit, autoritetet kanë vendosur masa të forta për kursimin e ujit dhe kanë mbyllur disa zona turistike deri në një njoftim të dytë.
Parashikimet për reshje dhe stuhi të tjera kanë rritur gjithashtu rrezikun për përmbytje të reja.
